Reagon zyrtarisht presidenti Laporta për Alvarezin

0%

Barcelona ka shpërndarë deklaratën zyrtare të presidentit Laporta, që tregon se nuk kanë hequr dorë nga Hulian Alvarez. “E vërteta është që ne jemi shumë të interesuar për lojtarin. Ne do të donim që oferta jonë të pranohet, dhe e themi këtë me gjithë respektin për Atletiko Madrid. Dhe duam që ta dinë.

Nëse janë të hapur që ta shesin gjatë kësaj merkato vere, do të ishim të gatshëm që ta blenim lojtarin me ofertën që u kemi paraqitur”, shprehet presidenti i katalanasve. Dëshira e vetme e Alvarez është që të firmosë me Barcelonën. Për këtë deri tani i ka mbyllur derën Arsenalit.

Burimi: Bota Sot