Prokuroria jep detaje për vrasjen në Prizren: Burri e privoi nga jeta

0%

Një grua është privuar nga jeta në Prizren, ndërsa bashkëshorti i saj, B.D., dyshohet se e ka vrarë duke ushtruar dhunë fizike. Rasti ka ndodhur më 26 gusht, rreth orës pas mesnatës, dhe është cilësuar si “Vrasje e rëndë”. Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, sipas së cilës dyshohet se rasti ka ndodhur brenda familjes.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari, B.D., dyshohet se ka privuar nga jeta gruan e tij, duke ushtruar dhunë fizike, dhe se rasti ka ndodhur brenda familjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Me vendim të prokurorit të shtetit, B.D. është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Prokuroria ka bërë të ditur se, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Vrasje e rëndë në Prizren: 80-vjeçarja gjendet pa shenja jete, dyshohet se u vra nga bashkëshorti 81-vjeçar Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com