Klubi i Romës është futur në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit Franck Kessie, i cili prej javësh ndodhet në bisedime me Juventusin. Drejtori sportiv i verdhekuqve, Tony D’Amico, po punon për këtë goditje, e cila lidhet me shitjen e mundshme të Oussama El Aynaoui.
Mesfushori marokin nuk ka bindur trajnerin Gian Piero Gasperini dhe është vënë në shënjestër të Crystal Palace si dhe dy klubeve nga Arabia Saudite. Roma synon të arkëtojë rreth 30–35 milionë euro nga shitja e ish-lojtarit të Lens, fond ky që mund të përdoret për të financuar sulmuesin e Lyon-it, Fofana.
Në garën për Kessie, Roma përfiton nga faktori Gasperini, tekniku që e zbuloi një dekadë më parë gjatë periudhës te Atalanta. Nga ana tjetër, Juventusi përballet me pengesa financiare pasi duhet të lirojë hapësirë në pagash, me Koopmeiners që pritet të transferohet në Arabinë Saudite.
Si pista alternative për mesfushën e Romës mbeten Richard Rios, me vlerë kartoni prej 30 milionë eurosh, si dhe Yasin Ayari e Habib Diarra.
