Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se klubi po përpiqet shumë për të nënshkruar me Julian Alvarezin, pavarësisht qëndrimit të Atletico Madridit . Duke folur në konferencën e tij për shtyp, Laporta ka treguar situatën rreth sulmuesit argjentinas, i cili ka qenë dhe mbetet objektivi kryesor i Barcelonës.
“Ne jemi ende shumë të interesuar për Julian Alvarezin”, ka thënë fillimisht presidenti i Barcelonës. “Po marrim informacionin se Atletico Madrid dëshiron ta shesë lojtarin, oferta jonë mbetet e vlefshme deri në fund të afatit kalimtar”.
Julian Alvarez mungon në stërvitjen e Atleticos, shton spekulimet për largimin e tij “Ne do të donim që oferta jonë të pranohej dhe po e bëjmë këtë me respektin më të madh për Atletico Madridin”.
“Lërini të dinë se, nëse janë të gatshëm ta shesin lojtarin gjatë këtij afati kalimtar veror, ne do të ishim të gatshëm ta blinim atë, me kusht që të arrijmë një marrëveshje rreth ofertës që u kemi bërë atyre”, përfundoi Laporta. Deri më tani, Atletico Madrid ka refuzuar të gjitha ofertat për Alvarez pavarësisht vendosmërisë së tij për t’u bashkuar me katalanasit.
