Ndahen 685 mijë euro për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive të

0%

Komuna e Obiliqit ka përfituar financim prej 685 mijë eurosh për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive të familjeve të cenueshme. Marrëveshja për Grant për financimin e Programeve të Banimit, në kuadër të projektit “Banimi Social Adekuat”, është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, dhe ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi.

Nga shuma totale, 300 mijë euro janë ndarë për programin e renovimit të shtëpive private, ndërsa 385 mijë euro për rindërtimin e shtëpive private për familjet e cenueshme. Sipas Komunës, përmes këtij financimi synohet përmirësimi i kushteve të banimit dhe krijimi i kushteve më të dinjitetshme për familjet në nevojë.

Komuna e Obiliqit do të jetë përgjegjëse për zbatimin e programeve, përfshirë identifikimin dhe përzgjedhjen e përfituesve, në përputhje me kriteret dhe procedurat përkatëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi