Mungesa e kushteve bazë të infrastrukturës së sigurisë dhe mospërputhja e të dhënave për rastet e dhunës karakterizojnë gjendjen në shkollat publike të Komunës së Ferizajt, sipas gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit . Në 10 shkollat e audituara në këtë komunë, në librat e evidencave fizike janë gjetur të shkruara 198 raste të dhunës për periudhën 2022–2025, raporton Telegrafi .
Ndërkaq, në sistemin digjital SMIA ishin transmetuar vetëm 17 raste, ndërsa Policia e Kosovës kishte të regjistruara 37 raste . Një nga gjetjet kryesore të raportit në Ferizaj lidhet me menaxhimin e rreziqeve . Shkollat po boshatisen, buxhetet komunale po rëndohen – çfarë po ndodh me mësimdhënësit nëpër komunat e Kosovës?
Shkolla e cila kishte numrin më të lartë të rasteve të dhunës sipas raporteve të Policisë nuk ka pasur fare kamera sigurie, duke i instaluar ato vetëm në qershor të vitit 2026 . Në anketën e zhvilluar me 197 nxënës në Ferizaj, 8 për qind e tyre kanë pohuar se kanë parë armë brenda hapësirave shkollore .
Përmes kërkesave të tyre, nxënësit e shkollës “Faik Konica” kanë kërkuar prani të policisë civile dhe kontrolle sistematike për parandalimin e bartjes së armëve të ftohta . Po ashtu, nxënësit e shkollës “Kuvendi i Arbërit” kanë kërkuar kontrolle të çantave dhe vendosje të menjëhershme të kamerave të sigurisë . / Telegrafi
