Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të takohen sërish sot, në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës. Takimi raportohet se është planifikuar të nisë në orën , ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jetë pikërisht zgjedhja e kreut të shtetit.
Kurti dhe Abdixhiku kanë intensifikuar kontaktet gjatë ditëve të fundit, pas zhvillimeve politike që kanë krijuar nevojën për konsensus rreth procesit të zgjedhjes së Presidentit. Pavarësisht dallimeve politike mes dy subjekteve, takimet mes liderëve të VV-së dhe LDK-së po shihen si përpjekje për të gjetur një zgjidhje që do të shmangte një krizë të re institucionale.
Mbetet të shihet nëse takimi i sotëm do të sjellë ndonjë afrim të ri mes dy palëve dhe nëse do të ketë pajtim për hapat e mëtejmë lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
