Kombëtarja e kick -box-it të Kosovës është nisur drejt Hungarsë ku mbahet Kupa e Botës, e cila vlerësohet një nga turnetë më të mëdhenj dhe më prestigjiozë të kick-box-it në botë. “Në këtë edicion do të marrin pjesë rreth 48 shtete dhe mbi 3000 sportistë nga mbarë bota.
Delegacionit të Kosovës i prin kryetari i Federatës, Fatmir Makolli, ndërsa ekipit i bashkohen selektori për kadetë dhe juniorë Nesret Salihaj, selektori për seniorë Ilir Menxhiqi”, ka njoftuar federata.
Garuesit Ermir Shaqiri – Kadet Nejla Baxhaku – Juniore Elda Hasani – Juniore Taulant Salihaj – Junior Dijar Mjekiqi – Junior Nart Mehmeti – Junior Vanesa Pefqeli – Seniore Hilmi Gjata – Senior Edmond Sallahu – Senior Artor Mehmeti – Senior Gëzim Morina – Senior
