KFOR: Mbetemi të pranishëm në zonat përreth Urës së Ibrit, procesi i

0%

KFOR-i ka njoftuar se do të nisë një tranzicion gradual të pranisë së tij të përhershme në Urën e Ibrit, duke e lidhur këtë vendim me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë.

Në deklaratën e publikuar më 25 gusht, KFOR-i ka theksuar se do të vazhdojë të jetë i pranishëm në zonat përreth urës, ndërsa prania e tij do të rritet në disa pjesë të Mitrovicës së Veriut dhe në veri të Kosovës. KFOR-i ka sqaruar se nuk ka mandat për të vendosur nëse Ura e Ibrit duhet të hapet apo jo.

Sipas misionit të NATO-s, vendimi për këtë çështje u takon Bashkimit Evropian dhe institucioneve përkatëse të Kosovës. “Vendimet lidhur me praninë e KFOR-it te Ura e Mitrovicës bazohen në vlerësimin tonë të situatës së sigurisë,” tha Admirali George Wikoff, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo. Kjo i takon BE-së dhe Institucioneve përkatëse in Kosovë për ta përcaktuar pasi KFOR-i të përfundojë praninë e tij të përhershme mbi urë.”, tha Admirali amerikan George Wikoff.

Ai ka theksuar gjithashtu se “Personeli i KFOR-it, do të mbetet i pranishëm në zonat përreth.” Ndërkohë, KFOR-i ka bërë të ditur se do të vazhdojë patrullimet, pikat e vëzhgimit dhe angazhimin me komunitetet lokale. Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë reaguesi i parë për zbatimin e ligjit dhe sigurinë publike.

Sipas KFOR-it, procesi i optimizimit do të jetë gradual dhe prania e tij mund të rritet sërish nëse zhvillimet e sigurisë e kërkojnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com