Ish – futbollisti “zhduket”

0%

Ish-mesfushori hungarez i Queens Park Rangers dhe FC Porto, Akos Buzsaky, është raportuar i zhdukur prej rreth një jave, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për të që prej 18 gushtit. Babai i 44-vjeçarit ka deklaruar për gazetën “Blikk” se kontakti i fundit me të birin ka qenë javën e kaluar, kur Buzsáky ndodhej në banesën e tij.

Sipas të atit, ai nuk ishte në dijeni se ish-futbollisti ishte shpallur i zhdukur nga policia. Ai ka treguar gjithashtu se Buzsaky kalon periudha të gjata në Greqi, ku angazhohet profesionalisht në sektorin e ndërtimit. Buzsaky ka një karrierë të rëndësishme në futbollin europian, pasi në vitin 2003 fitoi Kupën UEFA me Porton e drejtuar nga José Mourinho.

Gjatë karrierës së tij, ai ka përfaqësuar edhe kombëtaren e Hungarisë, me të cilën ka zhvilluar 20 ndeshje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot