Filipçe: OBRM-PDUKM dhe BDI kanë marrëveshje për bllokim të Kuvendit

0%

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, akuzoi se ekziston një marrëveshje midis OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së për të bllokuar punën e Kuvendit, me qëllim që të krijohet alibi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Si alibi për shpalljen e zgjedhjeve, ekziston një marrëveshje midis Grupit të Krimit të Organizuar OBRM-së dhe BDI-së, dhe kjo është se me ndërhyrje procedurale nga grupi parlamentar i BDI-së, bllokohet puna e Kuvendit dhe kjo çon në zgjedhje të parakohshme”, theksoi Filipçe.

Ai foli edhe për çështjen e ndërtimit të data-qendrave, ndërsa paralajmëroi se konsumi i madh i energjisë elektrike nga ato qendrangre pyetje serioze në lidhje me çmimin e energjisë elektrike, nevojën për importe shtesë dhe nëse do të ketë kapacitet të mjaftueshëm për objekte të reja prodhimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot