Federata Italiane e Futbollit i heq mbështetjen Infantino-s! Federata Italiane e Futbollit mbështet UEFA-n në betejën e saj që ka nisur me Gianni Infatino-n. “Do të vazhdojmë të punojmë me UEFA-n dhe federatat e tjera europiane për të promovuar një ide futbolli që bazohet në meritë, solidaritet dhe që ka në qendër të vëmendjes tifozët”, t ha pak minuta më parë Giovanni Malagò.
Me këtë vendim Federata Italiane e Futbollit është rreshtuar përkrah federatave nordike, të cilat kanë njoftuar prej ditësh se nuk do të mbështesin më Infantino-n në garën presidenciale për kreun e FIFA-s.
