Dy shqiptarë me AEK-un festojnë kundër Levskit

0%

Portieri Thomas Strakosha dhe futbollisti Stavros Pilios, me AEK-un festojnë kualifikimin në fazën grupore të Champions League. Strakosha dhe Pilios u paraqitën titullarë, ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 74-të.

Ekipi i Levskit nga Sofja i dha lamtumirën ëndrrës së madhe, që ishte kualifikimi në fazën kryesore të Champions League, pasi futbollistët e trajnerit Julio Velazquez pësuan një humbje të rëndë 0:4 ndaj AEK-ut në stadiumin në Sofje. Golat për skuadrën “verdhezi” u shënuan nga Luka Joviq (7’), Barnabas Varga (12’, 29’) dhe Razvan Marin (55’, me penallti).

Ndeshja e parë në Sofje kishte përfunduar me rezultat 0:0. Kampioni i Bullgarisë do ta vazhdojë rrugëtimin e tij evropian në fazën kryesore të Ligës së Evropës, ku gjithashtu e presin ndeshje të mëdha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot