Dinamo City luan për kualifikimin në Qipro, gjithçka vendoset ndaj

0%

Dinamo City luan të enjten, më 27 gusht, një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Blutë përballen me Pafos në orën , në “Limassol Stadium”, në ndeshjen e kthimit të play-off-it të UEFA Conference League. Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, kualifikimi mbetet plotësisht i hapur dhe gjithçka do të vendoset në Qipro.

Dinamo City kaloi në avantazh në minutën e 79-të me Fadairon, por avantazhi zgjati vetëm tre minuta. Pafos fitoi një penallti dhe Lele e ktheu në gol, duke vendosur rezultatin përfundimtar. Tashmë skuadra shqiptare udhëton në Qipro me objektivin e qartë për të kaluar në fazën e ligës së Conference League.

Për Dinamon, sfida nuk ka vetëm vlerë për vazhdimin e aventurës europiane, por edhe për sezonin që sapo ka nisur. Barazimi në ndeshjen e parë i ka lënë të dyja skuadrat në të njëjtën pikë nisjeje. Dinamo duhet të kërkojë një rezultat pozitiv në transfertë, ndërsa çdo gabim mund të ketë peshë në një ndeshje ku një gol mund të ndryshojë të gjithë situatën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Blutë kanë tashmë 90 minuta për të vendosur nëse aventura europiane do të vazhdojë apo do të mbyllet në këtë fazë. Pafos-Dinamo City, të enjten në , është ndeshja që vendos gjithçka.

Burimi: Bota Sot