Pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikën kufitare në Jarinjë. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, qytetarët që dalin nga Kosova përmes kësaj pike po presin nga 20 deri në 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin deri në 500 metra.
Në pikën kufitare në Merdarë, pritjet për dalje janë nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet janë kryesisht nga 1 deri në 5 minuta. Sa i përket automjeteve të rënda, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta në të gjitha pikat kufitare dhe nuk janë raportuar kolona. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
