​“Artist për Artistë” sjell në jetë ekspozitën me fokus jetën dhe

0%

Gjatë ditës së sotme u shënua përvjetori i ditëlindjes së Shën Nënë Terezës në sheshin me po të njëjtin emër në Prishtinë. Për nder të kësaj dite, tash e sa vite mbahet ekspozita e artit pamor kushtuar Nënë Terezës, organizuar nga Shoqata “Artist për Artistë”.

Ekipi i kp ka biseduar me vet drejtorin e organizatës “Artist për Artistë”, Veton Gusia, i cili ishte mjaft entuziast për ekspozitën në fjalë.

Gusia: Këtë ekspozitë tradicionalisht e organizojmë në sheshin Nënë Tereza, për nder të ditëlindjes së Nënë Terezë “Këtë ekspozitë tradicionalisht e organizojmë në sheshin Nënë Tereza, për nder të ditëlindjes së Nënë Terezës së bashku me shoqatën “Shqiptaria”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përndryshe këtu marrin pjesë shumë artist, nga të gjitha viset shqiptare: të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, të Luginës, të Shqipërisë, normal dhe të Kosovës”, tha Gusia. Më tutje ai foli dhe për idenë pas ekspozitës e cila mbahet çdo 26 gusht nëpër galeri të artit, kurse tash e tre vite po mbahet edhe në sheshin në kryeqytet.

Gusia: E shënojmë tradicionalisht ditëlindjen e Nënës Terezës, një figurë të cilën ne me mburrje e kemi mbajt gjatë kohës së okupimit “E shënojmë tradicionalisht ditëlindjen e Nënës Terezës, një figurë të cilën ne me mburrje e kemi mbajt gjatë kohës së okupimit, kemi dashtë krejt botës me i tregu që origjina e saj është shqiptare, kemi dashtë edhe vetes me ia tregu humanitetin e nënave shqiptare përmes Nënë Terezës”, tha ai.

Gusia shtoi se punimet e artistëve nga shoqata të cilën ai drejton përsëriten shpesh herë, dhe se vizitorëve ju pëlqen kjo. Ai tha se kjo ekspozitë është e mirë për artistët sepse i bashkon ata nga të gjitha trojet shqip folëse, në një ditë të veçantë të një figure që simbolizon paqen, dhe mbi të gjitha me origjinë shqiptare.

Ideja pas këtij organizimi është që përmes artit, të nderojmë figurën e madhe shqiptare dhe universal, Nënë Terezën, dhe përcjellim mesazhin e saj të dashurisë dhe humanizmit. Gjithashtu, në kuadër të shënimit të ditëlidjes së Shën Nënë Terezës, sonte bëhet hapja solemne Ditët e Shën Nënë Terezës në Katedralen Shën Nënë Tereza, në Prishtinë prej orër .

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë ka lindur më në Shkup, atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Burimi: Bota Sot