Aktorja amerikane, Busy Philipps, e njohur për rolin në serialin “Dawson’s Creek”, ka zbuluar se është diagnostikuar me tumor në tru dhe se ka kaluar në fshehtësi dy ndërhyrje kirurgjikale. 47-vjeçarja tregoi për People se gjithçka nisi pasi vendosi të kryente një rezonancë të gjithë trupit, për të cilën kishte mësuar në Instagram.
Edhe pse nuk kishte simptoma, ekzaminimi zbuloi një tumor në tru. Busy Philipps Në shkurt, Philipps u diagnostikua me oligodendrogliomë të shkallës së dytë, një tumor i rrallë dhe me rritje të ngadaltë. Mjekët i hoqën tumorin, i cili ishte rreth 2.6 centimetra, gjatë një operacioni që zgjati pesë orë. Aktorja rrëfeu se lajmi ishte veçanërisht i vështirë për t’ua përballuar fëmijëve të saj.
Ajo kujtoi bisedën me vajzën e madhe, Birdie, të cilën u përpoq ta qetësonte duke i thënë se nuk do të vdiste. Mjekja e saj, neuro-onkologe në NYU Langone, shpjegoi se tumori konsiderohet malinj, por ka prognozë shumë të mirë krahasuar me lloje të tjera të gliomave malinje. Sipas saj, rreziku kryesor është mundësia që tumori të rritet sërish me kalimin e kohës.
Pas muajve të vështirë, Busy Philipps thotë se ndihet mirënjohëse që është gjallë dhe ka vendosur ta ndajë historinë e saj publikisht.
