Dy punëtorë në termocentralin bërthamor të Zaporizhias, i cili ndodhet nën kontrollin rus, janë plagosur gjatë një sulmi me dron ukrainas. Sulmi ndodhi pranë instalimeve hidraulike të termocentralit dhe plagosi dy punëtorë që ishin të angazhuar në mirëmbajtje dhe punime ndërtimore. Administrata ruse e centralit nuk dha detaje të mëtejshme mbi dëmet e shkaktuara nga sulmi.
Mbetet e paqartë nëse sulmi ka shkaktuar dëme në infrastrukturën apo në funksionimin e termocentralit.
Burimi:
Bota Sot
