Rodrigo Piloto është futbollisti më i ri i Zhelezniçar. Sulmuesi 25-vjeçar vendosi që të largohej nga Atletic Escaldes, për të nisur një aventurë të re në Premier League e Bosnjës. Me klubin 6 herë kampion, portugezi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Gjithashtu, ekziston opsioni për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një tjetër sezon.
Piloto është emër i njohur edhe në Shqipëri, pasi në të shkuarën ka luajtur me Partizanin, por dështoi. Me të kuqtë, portugezi luajti vetëm 4 ndeshje, duke mos shënuar e asistuar.
