Te Arsenal besojnë se mund ta transferojnë Alvarez

0%

Te Arsenal besojnë se mund të arrihet marrëveshje me Atletico Madrid për transferimin e sulmuesit Julian Alvarez, nëse argjentinasi pranon të kalojë në Londrën e Veriut. Alvarez dëshiron të largohet nga Atletico Madrid gjatë kësaj vere dhe situata e tij te klubi spanjoll është bërë gjithnjë e më e tensionuar.

Njëzet e gjashtë vjeçari është pritur me reagime të ashpra nga një pjesë e tifozëve të Atletico gjatë ndeshjes së fundjavës ndaj Villarreal, ku ai ishte aktivizuar nga banka rezervë. Sipas raportimeve, disa tifozë hodhën shalle në drejtim të tij, ndërsa Alvarez, pas përfundimit të ndeshjes, nuk shkoi së bashku me bashkëlojtarët për t’i përshëndetur tifozët.

Argjentinasi e ka bërë të ditur edhe më herët dëshirën për t’u larguar nga Atletico Madrid. Barcelona është destinacioni që ai preferon, por Atletico nuk dëshiron ta shesë atë te një rival direkt në La Liga. Kjo situatë ka bërë që Arsenal ta ndjekë nga afër zhvillimet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, brenda klubit londinez ekziston besimi se mund të arrihet një marrëveshje me Atletico Madrid për shumën e transferimit. Megjithatë, marrëveshja nuk pritet të jetë e lirë. Atletico Madrid raportohet se kërkon rreth 150 milionë euro për kartonin e Julian Alvarez. Një shumë e tillë do të vendoste rekord të ri për një transferim në futbollin britanik.

Atletico Madrid kishte këmbëngulur më herët se Alvarez nuk ishte në shitje, por tensionet e fundit mes lojtarit dhe një pjese të tifozëve mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimit të klubit. Tani mbetet të shihet nëse Arsenal do të arrijë ta bindë sulmuesin argjentinas për një transferim në Premier League dhe nëse londinezët do të mund të përmbushin kërkesat financiare të Atletico Madrid.

Burimi: Bota Sot