Stresi ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë dhe emocional nga marrëdhënia me nënën e tij. Reperi ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë të bisedës me të ëmën, duke i shprehur mirënjohjen për dashurinë, edukimin dhe mbështetjen që i ka dhënë ndër vite.
Në mesazhin e tij, Stresi e quan nënën “xheneti jem”, ndërsa thekson se ndihet i qetë në shpirt, pasi ka dashur dhe respektuar gjithmonë prindërit e tij. Artisti e shoqëroi dedikimin me një tjetër mesazh të ndjerë: “Zoti i bekoftë nënat tona”.
Postimi tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, duke zbuluar një anë më të ndjeshme të reperit, larg imazhit të fortë me të cilin është identifikuar shpesh në publik.
