Sindikata e re e KEK-ut i shpall heronj punëtorët që humbën jetën

0%

Sindikata e re e Korporatës Energjetike të Kosovës, sot, më , gjatë një aksioni simbolik në Prishtinë, i shpalli heronj punëtorët që sivjet humbën jetën aksidentalisht në vendin e punës. Aksioni u zhvillua para Drejtorisë së Menaxhmentit të KEK-ut, në shenjë solidarizimi me punëtorët e KEK-ut dhe me familjarët e viktimave që humbën jetën gjatë punës në këtë korporatë.

Aksioni simbolik u karakterizua me vendosjen e disa fotografive të punëtorëve të vdekur me mbishkrime të ndryshme, si dhe me thirrjet drejtuar institucioneve për të krijuar siguri më të madhe në punë dhe për të parandaluar rastet e tilla.

Kryetari i Sindikatës së re të Korporatës Energjetike të Kosovës, Xhelal Jashari, në fjalimin e tij the se një ditë parë, me vendim të Kryesisë dhe Këshillit ekzekutiv të sindikatës, i ka shpallur post mortem heronj të punës: Migjen Sadikun, Milazim Binakun, Haxhi Gojnovcin dhe Arbenit Ahmetin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jashari u shprehu ngushëllime të gjithë familjarëve dhe kolegëve të korporatës për punëtorët në fjalë. “Të gjithë familjarëve, kolegëve të korporatës dhe të gjithë atyre që i kanë njohur këta djem punëtorë, iu shprehim ngushëllime” – tha Jashari.

Ndër të tjera ai paralajmëroi edhe protestën për ditën e nesërme që do të zhvillohet në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, Termocentralin “Kosova A” dhe Termocentralin “Kosova B”. “Nesër në ora 8, në tre divizionet do të ketë protestë solidarizuese me të gjitha familjet e punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e punës.” – tha ai.

Jashari u bëri thirrje institucioneve të Kosovës dhe Korporatës Energjetike e Kosovës për respektim të Ligjit të Punës, pasi siç tha ai, ndoshta me një menaxhim më të mirë, me një siguri më të madhe, sot të ndjerët do të ishin në mesin tonë.

“Kërkojmë nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe nga Korporata Energjetike e Kosovës të respektohet Ligji i Punës, sepse pa respektimin e ligjit, punëtori e humb të drejtën e punës dhe të jetës. Prandaj kërkojmë që këto raste të jenë të fundit e mos të përsëriten. Ndoshta me një menaxhim më të mirë, me një siguri më të madhe sot ata do të ishin në mesin tone” – shtoi ai.

Nexhat Llumnica nënkryetari i Sindikatës së re të Korporatës Energjetike të Kosovës, gjatë fjalimit të tij i bëri thirrje edhe kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykollit për reagim më të madh për këtë çështje.

Sipas tij, ai deri dje nuk ka reaguar dhe vetëm pasi e kishte thirrur në një takim menaxhmenti i KEK-ut, “i është kujtuar që është sindikalist”. “Kryetari i vetëquajtur i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, i cili asnjëherë nuk e ngriti zërin për asnjë punëtor, kryetari i punëtorëve nuk flet për punëtor, kjo tregon se sa aktiv është ai.” – ka thënë Llumnica.

Nënkryetari i Sindikatës së re të KEK-ut, ka bërë të ditur se aksioni i sotëm dhe protesta që do të mbahet nesër, janë organizuar për të parandaluar raste të tilla dhe për përmirësim të kushteve të punës. Nga muaji shkurt deri në muajin gusht kanë vdekur katër punëtorë nga aksidentet në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Më , KEK ka njoftuar se një punëtor i saj në Obiliq ka vdekur si pasojë e kontaktit me tensionin elektrik gjatë punës. Ky ishte punëtori i dytë brenda pak ditëve dhe i treti brenda pak më shumë se një muaji, që ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës në KEK. Më , Haxhi Gojnovci, punëtor në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit vdiq pas lëndimeve në punë.

Ndërsa më kishte vdekur edhe Milazim Binaku, punëtor në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), pas lëndimeve të marra gjatë punës në Fabrikën e Pajimeve Xehtare “Kosovamont”, në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ) të KEK-ut. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kishte njoftuar edhe në shkurt 2026 se një punëtor kishte vdekur në vendin e punës, pas një incidenti të rëndë.

Sipas të dhënave të Inspektoratit Qendror të Punës, nga viti 2023 deri në vitin 2026, 46 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës.

Burimi: Kallxo