Reshjet e dendura të shiut u shndërruan në një breshër të fuqishëm

0%

Një stuhi e fortë me breshër, e cila shpërtheu gjatë ngjitjes për në Font-Romeu, detyroi neutralizimin e etapës së tretë në Vueltën e Spanjës 2026.

Reshjet e dendura të shiut u shndërruan në një breshër të fuqishëm, aq sa çiklistët u detyruan të zbrisnin nga biçikletat dhe të kërkonin strehim për t’u mbrojtur nga goditjet e vazhdueshme të kokrrave të akullit.Parashikimet meteorologjike sinjalizonin reshje të dendura në Font-Romeu, por stuhia, e shoqëruar nga bubullimat e forta, u shndërrua në një breshër të fuqishëm dhe temperatura shumë të ulëta, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pelotonit.

Për këtë arsye, gjyqtarët e garës vendosën ta neutralizonin etapën kur kishin mbetur edhe 15 kilometra deri në finish. Tadej Pogaçar, duke e parë situatën nga afër, bëri shenja për ndalimin e garës teksa kishte mbetur vetëm ngjitja drejt qafës së fundit malore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjendja u përkeqësua aq shumë, sa çiklistët u detyruan të linin biçikletat dhe të kërkonin strehim në ndërtesat pranë rrugës, përfshirë restorante dhe banesa private. Në krye të garës vazhdonin të ishin në arrati, me një avantazh prej 40 sekondash, Lorenzo Fortunato (XDS Astana Team) dhe Mats Ëenzel (Equipo Kern Pharma).

Të dy u ndaluan nga gjyqtarët e garës dhe u dërguan në një vend të sigurt për t’u mbrojtur nga kushtet e motit. Kohët e regjistruara në këtë etapë nuk do të llogariten për klasifikimin e përgjithshëm. Kështu, Pogaçari do të mbërrijë në Andorrë me fanellën e kuqe, ndërsa Ëout van Aert ndodhet në vendin e dytë, nëntë sekonda pas tij.

Burimi: Bota Sot