​Portieri i Chelseat në qendër të kritikave, Alonso i del në mbrojtje

0%

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka dalë në mbrojtje të portierit Robert Sanchez pas paraqitjes së tij të dobët në fitoren 3-2 ndaj Fulhamit. Chelsea e nisi me fitore sezonin e ri në Premier Ligë dhe epokën e Xabi Alonsos në stolin e skuadrës, por paraqitja e Sanchezit në portë la shumë për të dëshiruar.

Portieri spanjoll u mposht në shtyllën e afërt nga Josh King, ndërsa ishte fajtor edhe për golin e dytë të Fulhamit, pasi nuk arriti ta largonte siç duhet goditjen, duke i dhënë mundësi Gonzalo Garcias të shënonte nga afërsia. Megjithatë, Alonso nuk dëshironte ta kritikonte publikisht portierin e tij. “Bëhet fjalë për ekipin, jo për individin.

Për golin e parë mund të mbroheshim më mirë, ndërsa mund ta shmangnim edhe të dytin. Por kjo është pjesë e lojës. Duhet ta pranojmë dhe të mësojmë. Ky do të jetë një proces”, tha Alonso. Trajneri spanjoll më pas dha mesazhin e qartë për Sanchezit. “Qetësohu dhe vazhdo. Ne duam të përmirësohemi në çdo aspekt, nga sulmuesit, mesfushorët, mbrojtësit e deri te portierët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qëllimi ishte ta nisnim mirë dhe ia kemi dalë. Qetësohu dhe vazhdo”, shtoi ai. Sanchez ka qenë portieri i parë i Chelseat që prej transferimit nga Brighton për rreth 20 milionë funte dhe deri më tani ka bërë 112 paraqitje për klubin londinez. Megjithatë, gabimet e tij të vazhdueshme kanë rikthyer pikëpyetjet për të ardhmen e tij në portën e Chelseat.

Ish-futbollistët dhe analistët Jamie Carragher dhe Gary Neville kanë bërë thirrje që Chelsea të transferojë një portier të ri para mbylljes së afatit kalimtar më 1 shtator.

Burimi: Bota Sot