Po përdorte telefonin në timon, Policia e ndaloi në autostradë –

0%

Një ndalesë rutinore për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes ka përfunduar krejt ndryshe për një 66-vjeçar në Prishtinë. Pas verifikimit nga Policia, rezultoi se ai kërkohej me urdhër-arrest dhe kishte për të vuajtur 250 ditë dënim, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për A.J., rreth 66-vjeçar.

Gjithçka nisi mbrëmjen e 24 gushtit, rreth orës , derisa një njësi policore po patrullonte në segmentin e autostradës Bresje–Veternik. Policët kanë vërejtur një Volkswagen Golf, drejtuesi i të cilit po përdorte telefonin gjatë vozitjes, dhe kanë vendosur ta ndalojnë.

Ajo që dukej si një ndalesë për kundërvajtje në trafik, megjithatë, mori tjetër drejtim sapo policët verifikuan të dhënat e shoferit. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, nga verifikimi rezultoi se ndaj Jeminit ishte aktiv një urdhër-arrest i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për ekzekutimin e një dënimi prej 250 ditësh. Kështu, 66-vjeçari nuk e vazhdoi më rrugën me Golf.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai është arrestuar dhe më pas është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, për ekzekutimin e urdhëresës së gjykatës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com