Përplasen dy kamionë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar

0%

Paraditen e së martës, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë-Prizren, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy kamionë me targa vendore. Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha tha se si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Ndërkohë, njësiti për Menaxhimin dhe Kontroll ne Autostradë është marrë me rastin.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat ne trafik për të shmangur aksidentet”.

Burimi: Bota Sot