Edhe sot, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka “bllokuar” hyrjen e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. Deputetëve të PDK-së u janë bashkuar edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Prishtinës.
PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë që seanca konstituive të vazhdojë dhe Kuvendi të konstituohet, duke e cilësuar bllokimin e procesit si pengesë për funksionalizimin e institucioneve të reja të Kosovës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
