North West zbulon planet e saj për të ardhmen

0%

North West ka habitur me një nga dëshirat e saj për të ardhmen, duke treguar se, pavarësisht se po ndërton një karrierë në muzikë, dëshiron të ketë edhe një punë të zakonshme. Në një intervistë për “Dazed”, 13-vjeçarja, vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, tha se do të dëshironte të punonte në Starbucks vitin e ardhshëm, kur të mbushë 14 vjeç.

“Dua të kem një punë të rregullt” , është shprehur North, duke treguar se dëshiron të provojë një eksperiencë pune ndryshe nga jeta e saj në qendër të vëmendjes, shkruan DailyMail. Ndërkohë, North po avancon edhe në muzikë.

Ajo publikoi këtë vit EP-në e saj debutuese “N0rth4evr” dhe ka bërë disa paraqitje të rëndësishme, përfshirë performancën në festivalin “Rolling Loud” në Orlando, ku u ngjit në skenë së bashku me reperen Molly Santana. E reja ka treguar gjithashtu se po i kushton gjithnjë e më shumë kohë provave, muzikës dhe vallëzimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për të, një ditë ideale do të ishte të kalonte kohën në prova, në studio ose në një shfaqje të madhe. North tha se i pëlqen ideja që artistet femra të mbështesin njëra-tjetrën përmes muzikës, duke theksuar se nuk dëshiron të përfshihet në konflikte me vajza të tjera në industrinë muzikore.

Burimi: Bota Sot