“Një javë pa lëvizje”: Në LDK nuk shohin asnjë veprim konkret nga ana

0%

Një javë ka kaluar nga takimi i fundit i Albin Kurtit me Lumir Abdixhikun, të cilët bashkë me nga dy anëtarë të partive që ata i udhëheqin, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, biseduan për çështjen e përzgjedhjes së ndonjë kandidati për president shteti.

Dy ekipet, më , qëndruan disa orë në takim në hapësirat e Kuvendit të Kosovës dhe pasi dolën paralajmëruan se do të takohen sërish dhe do t’i bëjnë publik emrat e të propozuarve për president. Megjithatë, prej asaj dite e deri më sot, kur data është 25 gusht, nuk ka pasur asnjë lëvizje nga asnjëra palë.

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Fadil Hadërgjonaj, tha për Kallxo.com se gjetja e një zgjidhjeje varet nga Albin Kurti. I pyetur se a ka mbajtur LDK-ja takim për të folur për emra kandidatësh të mundshëm për president, ai mohoi një gjë të tillë. “Hala s’kemi diskutuar për këtë çështje”- tha Hadërgjonaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai shtoi se mes dy partive mund të gjendet një kandidat jopartiak, por për të gjetur një president konsensual do të duhet të jenë të përfshira të gjitha partitë. Deputeti i LDK-së se eksponentë të LVV-së po dalin me deklarata se po angazhohen për të bërë zgjidhje por se tashmë janë bërë gati tre muaj nga zgjedhjet dhe nuk ka lëvizje në drejtimin e gjetjes së një zgjidhjeje.

“Nuk po shohim ndonjë lëvizje. Tash, ajo krejt varet prej Albin Kurtit. Nuk mundemi me shku kurdo të duam ne e me i thënë: ‘po vijmë, po vijmë’. Albin Kurti [ka] veç fjalë. Nuk po bën asnjë veprim konkret në këtë drejtim.”- tha Hadërgjonaj. Ai përsëriti se si LDK janë të gatshëm që të jenë konstruktivë deri në momentin e fundit. “Por jo gjithçka varet nga LDK-ja.

Ju e shihni edhe prononcimet e qëndrimet e tyre… s’na ka dhënë shumë fuqi as qytetari, as votuesi, kështu që roli jonë është konstruktiv dhe do të mbetemi konstruktivë si gjithherë. Megjithatë, nuk është në dorën tonë.”- shtoi Hadërgjonaj. Kallxo.com ka tentuar të kontaktojë edhe me anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk ka arritur të marrë ndonjë qëndrim prej tyre.

Deputetët e kësaj partie nuk ishin të qasshëm, ndërsa zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e dërguara me shkrim. Pa ndonjë marrëveshje kishte përfunduar takimi i lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, takim ky mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku.

Pas takimit, të dy liderët deklaruan për media se kanë diskutuar lidhur me figurën e presidentit të ardhshëm, por iu duhen ende konsultime të brendshme me subjekte e tyre. Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se takimi ka qenë konstruktiv dhe është diskutuar lidhur me kriteret për figurën e presidentit apo presidentes.

“Takimi ishte ekskluzivisht për figurën presidenciale, diskutuam për kriteret, parimet, rrethanat në të cilën ndodhemi, çfarë figurash me cilat kontribute dhe merita. Duam president ose presidente meritore, kushtetuese, që reflekton vlerat e shoqërisë tonë. Kemi nevojë të kthemi të subjektet tona për konsultime shtesë dhe do të ritakohemi përsëri”- tha ai.

Edhe kreu i LDK-së, Abdixhiku theksoi se gjatë takimit me Kurtin është diskutuar lidhur me kriteret lidhur figurën e presidentit të ardhshëm të vendit. “U dakorduam që në diskutimet e ardhshme të shkojnë me emra konkretë për presidentin, por që në fund të ketë një emër, dhe pasi po flitë për emra duhet të kemi konsultime të brendshme”- tha ai.

Të dy liderët edhe Kurti dhe Abdixhiku thanë së gjatë takimit nuk është folur për emra konkret, por vetëm për profilin e presidentit të ardhshëm dhe se janë të interesuar për zgjedhjen e presidentit. Vendi shkoi në zgjedhjet e 7 qershorit pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedh presidentin e ri pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit si presidente e vendit.

Tash ushtruese e detyrës së presidentes është Albulena Haxhiu, kryetare e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës. Legjislatura e 11-të nuk është konstituuar ende pasi që LVV kërkon një herë marrëveshje që e zgjedh edhe presidentin e ri e pastaj të konstituohet Kuvendi.

Më ishte thirrë për herë të parë seanca konstituive për të vazhduar më , datë kjo që e kalonte afatin 30 ditorë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve – afat ky i përcaktuar me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuse – si afat brenda të cilit duhet të konstituohet Kuvendi.

Pas 8 gushtit seanca nuk ka vazhduar, kjo në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit e cila përcakton se seanca konstituive nuk mund të ndërpritet për më shumë se 48 orë.

Burimi: Kallxo