Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova po vjen.Puna për sezonin e ri të reality shout ka nisur në prapaskenë, ndërsa ambientet e shtëpisë po pësojnë ndryshime për t’u përshtatur me edicionin e radhës. Producentja Olsa Muhameti ka dhënë sinjalin e parë për përgatitjet përmes një postimi në Instagram.
Ajo ka publikuar një fotografi nga brenda shtëpisë së BBVK-së, ku duket se procesi i transformimit të ambienteve tashmë ka filluar. Foto: Instagram Në përshkrimin e saj, Muhameti ka theksuar emocionin që sjell momenti kur një sezon përfundon dhe nis ndërtimi i një shtëpie të re për historitë që do të zhvillohen aty. Mesazhi i saj konfirmon se BBVK5 është tashmë në fazën e përgatitjeve.
Për momentin, produksioni nuk ka zbuluar detaje konkrete rreth sezonit të ri. Lista e banorëve, data zyrtare e premierës dhe surprizat që do të shoqërojnë edicionin e pestë vazhdojnë të mbahen të fshehta. Megjithatë, nisja e punimeve në shtëpi tregon se rikthimi i formatit në ekran po afrohet.
