Ndërron jetë Eqrem Kryeziu

0%

Ka vdekur Eqrem Kryeziu, ish-kryetar i Komunës së Prizrenit, ish-nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës. Vdekjen e tij e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prizrenit, i cili ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Kryeziut.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Eqrem Kryeziut, ish-Kryetarit të Komunës së Prizrenit, ish-Kryetarit të LDK-së në Prizren, Nënkryetar i LDK-së në nivel qendror dhe deputet i Kuvendit të Kosovës në disa mandate”, ka shkruar ai.

Në reagimin e tij, drejtori e ka vlerësuar Kryeziun si një prej figurave të rëndësishme të jetës politike dhe publike të Prizrenit dhe të LDK-së. “Për vite me radhë, ai dha kontributin e tij në shërbim të qytetit, qytetarëve dhe vendit”, ka shkruar ai, duke shtuar se Kryeziu me angazhimin e tij politik dhe institucional “la gjurmë të rëndësishme në historinë e Prizrenit dhe të LDK-së”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka shprehur ngushëllime për familjen Kryeziu, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët dhe strukturat e LDK-së. “I lehtë i qoftë dheu i Daradanisë! U prehtë në paqe!”, ka përfunduar ai. Kryeziu ka mbajtur edhe poste të tjera politike e institucionale, ndërsa ka qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës në disa mandate. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi