MF: Për herë të parë provim nacional dhe certifikim i revizorëve të

0%

Për herë të parë në vend, përmes Ministrisë së Financave, do të realizohet provimi nacional për marrjen e certifikatit për revizor të brendshëm të autorizuar në sektorin publik.

Nga Ministria e Financave thonë se kjo paraqet një hap të rëndësishëm përpara në përmirësimin e sistemit të kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik dhe është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të Ministrisë së Financave që ka për qëllim punë më të përgjegjshme, transparente dhe ligjore të institucioneve.

“Me organizimin e provimit nacional, për herë të parë, nëpërmjet Ministrisë së Financave po vendoset certifikimi nacional i revizorëve të brendshëm në sektorin publik, me ç’rast do të krijohen kushte për profesionalizim të mëtejshëm dhe përforcim të këtij funksioni të rëndësishëm në institucione”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Zhvillimi i provimit dhe certifikimi i revizorëve të brendshëm do të kontribuojnë drejtpërdrejt në përforcimin e kapaciteteve të njësive të revizionit të brendshëm te subjektet e sektorit publik.

Njëkohësisht, kjo paraqet edhe një dëshmi konkrete të angazhimit të Ministrisë së Financave për përforcimin e mekanizmave për luftën kundër korrupsionit dhe sigurimin e funksionimit të ligjshëm dhe të përgjegjshëm të subjekteve të sektorit publik”. “Futja e provimit nacional është i rëndësishëm edhe nga aspekti i procesit të integrimit evropian.

Me organizimin e tij shënohet një hap drejt realizimit të plotë të rekomandimeve të Bashkimit Evropian në këtë fushë, në kuadër të Kapitullit 32 – Kontrolli financiar, si dhe kontribuohet në realizimin e suksesshëm të hapave të mëtejshëm të agjendës reformuese në këtë fushë”.

“Materialet për përgatitjen dhe pyetjet e provimit veçmë janë publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Financave. Materialet e provimit janë përgatitur me përkrahjen teknike dhe të ekspertëve nga Bashkimi Evropian për Ministrinë e Financave – Njësia Qendrore e Harmonizimit”, thonë nga Ministria e Financave.

Burimi: Telegrafi