Masakër në Haiti, të paktën 30 të vrarë në sulmin e bandave në

0%

Të paktën 30 persona janë vrarë në një sulm të bandave në një lagje të qytetit Kenscoff, në Haiti. Shifrën e konfirmoi kryebashkiaku i qytetit, Jean Massillon, për Reuters. Kenscoff, rreth 20 kilometra nga kryeqyteti Port-au-Prince, është përballur me sulme të përsëritura të bandave gjatë dy viteve të fundit.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë raportuar më herët për masakra, përdhunime dhe rrëmbime, duke detyruar mijëra banorë të largohen nga zona. Sipas organizatës RNDDH, numri i viktimave mund të jetë 30 deri në 40, ndërsa të paktën 15 deri në 20 persona janë plagosur. Sulmi raportohet se nisi rreth orës me kohën lokale.

Qeveria haitiane dënoi sulmin, duke e cilësuar atë si “të urryer”, ndërsa njoftoi se forcat e sigurisë janë vënë në gatishmëri dhe janë dërguar përforcime në zonë. Raportimet nga mediat lokale bëjnë me dije se disa ndërtesa u dogjën gjatë sulmit, mes tyre edhe banesa e mjekut dhe studiuesit të njohur Jean William Pape.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ngjarja ndodh në një kohë kur në Haiti po dislokohet një forcë e re shumëkombëshe, e mbështetur nga OKB-ja, me synim ndihmën ndaj forcave lokale në luftën kundër bandave. Kur të vendoset plotësisht, Forca e Shtypjes së Bandave (GSF) pritet të përbëhet nga rreth 5,500 ushtarakë dhe policë.

Burimi: Bota Sot