Manchester United kërkon Jeltschin

0%

Manchester United po shqyrton mundësinë e transferimit të Finn Jeltsch, pasi skautët e klubit kanë dërguar raporte shumë pozitive për mbrojtësin e Stuttgartit. United mund të kontaktojë së shpejti klubin gjerman për të diskutuar një transferim të mundshëm. Për 20-vjeçarin interesohen gjithashtu Bayern Munich, Liverpool, Arsenal dhe Juventus.

Jeltsch ka kontratë me Stuttgartin deri në vitin 2030, ndërsa klubi gjerman mund të kërkojë rreth 50 milionë euro për kartonin e tij. Mbrojtësi i ri gjerman konsiderohet një nga talentet më premtuese të brezit të tij në repartin defensiv dhe tashmë ka tërhequr interesin e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës.

Burimi: Bota Sot