Liverpooli insiston ta transferojë një lojtar të lënduar te Brightonit

0%

Liverpooli insiston ta transferojë një lojtar të lënduar te Brightonit – përgatit 70 milionë paund për të Liverpooli po shqyrton seriozisht mundësinë për të paraqitur një ofertë të tretë për anësorin e Brightonit, Yankuba Minteh, ndërsa merkatoja verore po hyn në ditët e saj vendimtare.

“Reds” kanë parë tashmë dy oferta të refuzuara, një prej 50 milionë dhe një tjetër prej 60 milionë paundësh, ndërsa Brighton kërkon më shumë se 70 milionë për 22-vjeçarin. Sipas “Liverpool Echo”, klubi nga “Anfield” vazhdon ta konsiderojë Minteh një prej objektivave kryesore për repartin ofensiv. Interesimi mbetet i fortë edhe pse reprezentuesi i Gambisë është aktualisht i dëmtuar.

Minteh iu nënshtrua një operacioni në kyçin e këmbës në fillim të këtij muaji, pasi u dëmtua në një ndeshje miqësore parasezonale ndaj Romës. Rikuperimi i tij pritet të zgjasë rreth dy deri në tre muaj, por Liverpooli nuk e ka ndalur përpjekjen për transferimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Brighton kërkon më shumë se 70 milionë paund Brighton ka refuzuar dy ofertat e para të Liverpoolit dhe vazhdon të mbajë një qëndrim të fortë për çmimin e lojtarit. Klubi anglez e vlerëson Minteh mbi 70 milionë paund dhe nuk duket i gatshëm të bëjë ulje të konsiderueshme.

Me afrimin e mbylljes së merkatos, Liverpooli po shqyrton nëse duhet të rrisë ofertën edhe një herë për ta testuar seriozisht vendosmërinë e Brightonit. Trajneri i Brightonit, Fabian Hurzeler, ka pranuar se klubi duhet të jetë i përgatitur për mundësinë e largimit të disa prej lojtarëve kryesorë. Përveç Minteh, edhe Carlos Baleba po lidhet ngushtë me një transferim te Manchester United.

“Ata janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne, sepse kanë qenë pjesë e madhe e rrugëtimit tonë gjatë dy viteve të fundit”, tha Hurzeler. “Por në futboll duhet ta kuptojmë se kur një skuadër ka sukses, edhe individët shkëlqejnë dhe atëherë vjen interesimi i madh për lojtarët tanë”, shtoi ai. Hurzeler theksoi se skuadra nuk duhet të varet vetëm nga një futbollist.

Ai përmendi fitoren 4-0 ndaj Aston Villas në javën e parë të kampionatit si dëshmi se Brighton ka alternativa të mjaftueshme për të përballuar mungesat. “E dimë që Minteh ka një problem me kyçin e këmbës. Duhet të shohim si do të zhvillohet situata gjatë javëve të ardhshme, sepse natyrisht ai është shumë i rëndësishëm për ne”, tha trajneri gjerman.

“Por pamë se jemi në gjendje ta zëvendësojmë. Është shumë e rëndësishme që të mos varemi vetëm nga një lojtar.” Ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare Liverpooli tani duhet të vendosë nëse do ta rrisë ofertën për herë të tretë para mbylljes së merkatos. Brighton, ndërkohë, duket i gatshëm të presë zhvillimet dhe të mos lëvizë nga vlerësimi i tij pa një propozim të konsiderueshëm.

Nëse Liverpooli afrohet me shifrën mbi 70 milionë paund, negociatat mund të hyjnë shpejt në një fazë vendimtare, pavarësisht se Minteh aktualisht është jashtë fushës për shkak të dëmtimit..

Burimi: Bota Sot