Lila Moss u fotografua në New York të dielën, teksa shijonte një shëtitje me një mike, pas pushimeve në Formentera me nënën e saj, Kate Moss, dhe shoqe të tjera modele. 23-vjeçarja zgjodhi një jelek të bardhë me dekolte të theksuar, të kombinuar me pantallona të shkurtra xhins, çizme të zeza, syze dielli dhe një çantë mbi supe.
Pamja e saj tërhoqi menjëherë vëmendjen gjatë daljes në rrugët e “Big Apple”. Lila ka ndjekur gjurmët e nënës së saj në industrinë e modës. Ajo bëri debutimin në pasarelë në vitin 2020, duke hapur dhe mbyllur sfilatën e Miu Miu për koleksionin Pranverë/Verë 2021.
Që prej atëherë, modelja është shfaqur në fushata për marka të njohura luksoze, ndërsa së fundmi është bërë edhe ambasadore e re e Zadig & Voltaire, markë me të cilën më herët ka bashkëpunuar edhe nëna e saj, Kate Moss. Lila duket se po ndërton një emër të sajin në modë, duke ruajtur njëkohësisht lidhjen e fortë me trashëgiminë e nënës së saj.
