Lëndohet motoçiklisti pas përplasjes me një automjet në Gjilan

0%

Një aksident ndërmjet një automjeti dhe një motoçiklete në Gjilan, ka përfunduar me lëndimin e drejtuesit të këtij të fundit. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, tha se si pasojë e lëndimeve trupore, motoçiklisti është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan për tretman mjekësor.

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut janë duke hetuar rrethanat e aksidentit.

Burimi: Bota Sot