Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e zyrtarit policor Altin

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen e zyrtarit të ndjerë policor Altin Kryeziu, në Malishevë. Sipas njoftimit nga Qeveria, pasi u shprehi ngushëllime familjes, Kurti tha se Altin Kryeziu do të kujtohet gjithmonë si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm dhe nder për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Altin Kryeziu do të kujtohet gjithmonë nga kolegët e shokët, miqtë dhe i gjithë populli si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm e nder për qytetarët e Republikës, sundimin e ligjit dhe interesin publik. Përkulemi para jetës dhe punës së tij! U prehtë në paqe!”, shkroi kryeministri në librin e zisë.

Burimi: Bota Sot