Katër punëtorë humbën jetën brenda vitit, punonjësit e KEK-ut dalin

0%

Një grup i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar sot para zyrave të drejtorisë së ndërmarrjes, duke shprehur pakënaqësinë për kushtet e punës dhe mungesën e sigurisë. Protesta vjen pas vdekjes së katër punonjësve të KEK-ut vetëm gjatë këtij viti, duke ngritur shqetësime të mëdha te punëtorët për sigurinë në vendin e punës.

Punëtorët kërkojnë që të merren masa konkrete për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e sigurisë, në mënyrë që të parandalohen raste të tjera tragjike. Vdekjet e njëpasnjëshme kanë shtuar revoltën e punonjësve, të cilët kërkojnë përgjegjësi dhe masa urgjente nga drejtuesit e ndërmarrjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com