Një kamion i vogël është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në një aks rrugor pranë Laçit, duke shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës. Zjarri ka shkaktuar shtëllunga të dendura tymi të zi, të cilat janë përhapur në zonën përreth dhe kanë ndikuar në qarkullimin e automjeteve. Pavarësisht situatës, raportohet se nuk ka persona të lënduar.
Drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ngadalësojnë lëvizjen ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë autoritetet për shuarjen e flakëve dhe normalizimin e trafikut. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Rrethanat e incidentit pritet të përcaktohen pas veprimeve hetimore.
