Juventusi rikthen interesim për Sorloth

0%

Juventusi rikthehet fuqishëm te Alexander Sorloth. Sipas Gazzetta dello Sport, pas paraqitjeve jo bindëse të Kolo Muanit, norvegjezi i Atletico Madridit është rikthyer në krye të listës së dëshirave të Luciano Spallettit. Strategjia e bardhezinjve lidhet me Nico Gonzalez.

Argjentinasi dëshiron të rikthehet te Atletico dhe Juventusi shpreson ta përdorë atë në një marrëveshje shkëmbimi, për të ulur kërkesat e klubit madrilen dhe për të siguruar transferimin e Sorloth. Norvegjezi shihet si profili ideal për sulmin e Spallettit, pasi në tri sezonet e fundit ka shënuar rregullisht të paktën 20 gola në sezon.

Burimi: Bota Sot