Hysamedin Feraj reagon pas audio-incizimit të dyshuar për Shehollin

0%

Analisti Hysamedin Feraj ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi që dyshohet se lidhet me Fatmir Shehollin dhe gazetarin Milaim Zeka. Feraj, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur akuza për përfshirjen e gazetarëve në shpërndarjen e mjeteve financiare nga Serbia kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

“Pas thasëve me euro të Serbisë kundër LVV-së dhe Albin Kurtit, u hap thesi i emrave të gazetarëve shqiptarë që shpërndanin dhe i merrnin. S’keni parë gjë akoma…”, ka shkruar Feraj. Reagimi i tij vjen në një kohë kur rasti dhe përmbajtja e audio-incizimit kanë nxitur diskutime të shumta në opinionin publik.

Burimi: Bota Sot