Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në kryeqytet është hapur Qendra e parë Informative Turistike, ndërsa njëkohësisht është lansuar edhe iniciativa PRN Urban Walks . Sipas Ramës, iniciativa përfshin shtatë ciceronë turistikë vendorë të certifikuar, të cilët do t’u mundësojnë vizitorëve ta njohin Prishtinën përmes historisë, artit, gastronomisë dhe njerëzve të saj.
Të hënë pritet të hapet Qendra Informative Turistike në Prishtinë Rama e ka cilësuar qendrën e re si një pikënisje të rëndësishme për promovimin e kryeqytetit dhe për t’u ofruar vizitorëve një mënyrë të re për ta zbuluar Prishtinën.
Hapja e kësaj qendre synon të kontribuojë në promovimin e potencialit turistik të kryeqytetit dhe në ofrimin e informacioneve më të drejtpërdrejta për vizitorët.
