Kreu i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar pushtetin për situatën politike në vend, duke thënë se partitë politike kanë ofruar alternativa për tejkalimin e krizës, por ato nuk po pranohen. Duke folur në një konferencë për media, Gjini tha se edhe AAK-ja, edhe subjektet e tjera politike kanë hapur rrugë për zgjidhjen e situatës.
“Sado që hapen dyer për uzurpatorët e pushtetit sot, ata nuk duan të kalojnë në ato dyer, duan vetë t’i mbajnë të mbyllura. Jo vetëm Aleanca, por edhe partitë e tjera kanë ofruar dyer për të dalë prej krizës. Këta njerëz mendësinë e vet e kanë me mashtru opinionin”, tha Gjini.
Ai u shpreh kritik edhe për gjendjen institucionale në Kosovë, duke pretenduar se vendi është shndërruar në të vetmin shtet në Evropë që i ngjan vendeve të botës së tretë. Gjini i bëri këto deklarata gjatë konferencës së sotme për media, ku foli për zhvillimet e fundit politike në vend. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
