Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në detin e Shëngjinit, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht. Bëhet fjalë për Shpejtim Sylën, nga Kosova, vdekja e të cilit ka tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin ku ai jetonte. Për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta ka reaguar edhe shkolla e mesme “Adem Kastrati” në Gjilan, ku Shpejtim Syla ishte nxënës për tri vite.
E rëndë: 18-vjeçari nga Kosova gjendet pa shenja jete në det në Shëngjin Në një telegram ngushëllimi, drejtoria e shkollës ka shprehur dhimbjen për humbjen e të riut, duke bërë të ditur se ai kishte ndjekur drejtimin Pikturë, të cilin e kishte përfunduar në maj të këtij viti.
“Drejtoria e shkollës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, të afërmve, profesorëve dhe të gjithë nxënësve, veçanërisht shokëve dhe bashkëmoshatarëve të tij. Shpejtim Syla ishte nxënës i shkollës sonë për tri vite, në drejtimin Pikturë, të cilin e përfundoi në maj të këtij viti.
Ndarja e tij e parakohshme nga jeta është një humbje e madhe për familjen dhe ne që e njohëm. U prehtë në paqe, shpirti i tij!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
