Arben Jetullahu, njëri nga të dëmtuarit-dëshmitarë në rastin në të cilin Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon Fatmir Shehollin për spiunazh dhe shantazh, ka dhënë deklarata para Policisë së Kosovës më dhe para Prokurorisë më . Deklaratat e Jetullahut janë pjesë e dosjes së Prokurorisë Speciale, të cilën e ka siguruar Kallxo.com.
Në deklaratën e tij, Jetullahu ka treguar se që nga viti 2005 është marrë me biznesin e ndërtimit, ndërsa më vonë ka kaluar në biznesin e prodhimit të asfaltit. Ai ka deklaruar se me Fatmir Shehollin njihet që nga viti 2014, kur kishte punuar në disa projekte në Komunën e Graçanicës.
“Shton se me të pandehurin Fatmir Sheholli njihet nga viti 2014 kur ka punuar disa projekte në komunën e Graçanicës dhe sa i kujtohet i njëjti në atë kohë ka punuar në kabinetin e kryetarit të komunës së Graçanicës si këshilltar apo zv. kryetar.” – thuhet në dosje.
Sipas Jetullahut, në vitin 2021, rreth dy deri në tri javë para publikimit të disa lajmeve që, sipas tij, e lidhnin aktivitetin e tij biznesor me grupe kriminale në veri të Kosovës, Fatmir Sheholli i kishte kërkuar para në formë huazimi. Jetullahu ka deklaruar se pasi kishte refuzuar t’ia jepte paratë, ishin publikuar lajmet që, sipas tij, i kishin cenuar imazhin, familjen dhe biznesin.
“Shton se në vitin 2021, para se të publikoheshin disa lajme shpifëse lidhur me aktivitetin e tij biznisor kinse bashkëpunon me grupe kriminale në veri të Kosovës, rreth 2-3 javë më herët Fatmir Sheholli i kishte kërkuar para në formë të huazimit dhe refuzimi i tij për t`i dhënë ka rezultuar në publikimin e këtyre lajmeve që ia kanë cenuar imazhin e tij, familjes dhe biznesit.”– citohet të ketë deklaruar Jetullahu para organeve të drejtësisë.
Jetullahu ka deklaruar se dyshimet e tij për përfshirjen e Shehollit në këto publikime janë shtuar pasi e kishte pyetur se kush qëndronte prapa lajmeve. Sipas tij, përgjigjja që kishte marrë nga Sheholli ishte: “ti nuk ke dasht mem mbajt afër mua”.
Në vazhdim të deklaratës, Jetullahu ka thënë se, me qëllim që të ndalonte sulmet mediatike ndaj tij dhe biznesit, ishte detyruar t’i paguante Shehollit nga 1 mijë euro në muaj, kinse si pagë për punë në marketing, ndonëse, sipas tij, nuk kishte punuar për biznesin e tij.
“Andaj me qëllim të ndal sulmet mediatike ndaj tij dhe biznesit ishte detyruar që paguaj me nga njëmijë (1,000) euro në muaj kinse si pagë se ka qenë duke punuar tek biznesi i tij se marketing, e në fakt nuk ka punuar asgjë, diku rreth trembëdhjetë (13) paga, kjo vetëm e vetëm të blej paqe me të.” Sipas kësaj deklarate, Jetullahu pretendon se në këtë mënyrë kishte paguar rreth 13 mijë euro.
Në deklaratën e dhënë në Polici, Jetullahu ka përmendur edhe pagesa të tjera që, sipas tij, ia kishte bërë Shehollit. Ai ka deklaruar se në vitin 2016, përmes xhirollogarisë bankare, i kishte transferuar 60 mijë euro, pas një kërkese të Shehollit për të blerë banesë për djalin apo vajzën e tij.
“Po ashtu, paraprakisht Fatmir Shehollit diku në vitin 2016 përmes xhirollogarisë bankare i kam transferuar edhe një shumë të konsiderueshme të parave prej gjashtëdhjetë mijë (60,000) euro me kërkesë tij për të ble banesë për djalin apo vajzën me marrëveshje që këto para të m`i kthejë në momentin kur të shet lokalin në Podujevë që ishte ndërtim e sipër.” Jetullahu ka deklaruar gjithashtu se në vitin 2019 i kishte dhënë Shehollit edhe 20 mijë euro të tjera në formë huazimi.
“Pastaj shumën prej njëzet mijë (20,000) euro në vitin 2019 në formë të huazimit të cilat nuk i ka kthyer asnjëherë.” Në pjesën tjetër të deklaratës, Jetullahu ka folur edhe për një rast ku, sipas tij, djali i Fatmir Shehollit i kishte kërkuar ndihmë financiare përmes bashkëpunëtorit të tij, L. R., pasi ishte arrestuar.
Jetullahu ka thënë se fillimisht e kishte ndihmuar me 500 euro, por më pas kërkesat për para kishin vazhduar. Sipas tij, në një moment ishte përmendur edhe një video që mund t’i shkaktonte dëm në biznes dhe familje. “Më ka porositur baba (Fatmiri) që duhet mem dhënë para se përndryshe e kam një video që mundet me të bë dëm në biznes dhe familje”.
Jetullahu ka deklaruar se pas kësaj kishte refuzuar t’i jepte para të tjera dhe se më pas, sipas tij, i ishte shkaktuar dëm medial.
“Pas këtij kërcënimi e shantazhi kam refuzuar t`i jap para, me ç’rast më është shkaktuar dëm medial për shkak ndikimit tij në media dhe si rezultat i refuzimit tim për pagesa të mëtejme.” Për videon e përmendur në deklaratë, Jetullahu ka thënë se nuk ka njohuri se për çfarë materiali bëhet fjalë, ndërsa më pas ka shprehur dyshimin e tij se ajo mund të jetë e fabrikuar.
“Ndërsa, lidhur me videon e pretenduar nuk kam njohuri se çfarë video mund të jetë ajo, por sigurisht se mendoj se është ndonjë video e fabrikuar nga vetë ai duke e ditur se çfarë manipulatori është.” Këto janë deklarata të Arben Jetullahut të dhëna gjatë hetimeve dhe të përfshira në dosjen e Prokurorisë Speciale.
Kallxo.com ka provuar të kontaktoj më Arben Jetullahun, për të marrë një qëndrim për të gjitha këto pretendime, por deri në publikimin e këtij artikulli ishte i papashëm. Fatmir Sheholli u arrestua më nën dyshimet për spiunazh. Më , Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Më , atij iu vazhdua paraburgimi edhe për dy muaj.
Më , Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë. Dhe më , Shehollit iu vazhdua masa e paraburgimit edhe për dy muaj, po ashtu edhe më datë të njëjtit iu vazhdua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj.
Sipas këtyre vendimeve të Gjykatës së Prishtinës, Sheholli gjendet nën masën e paraburgimit që nga tetori i vitit 2025.Fatmir Sheholli dyshohet se për një kohë ka vepruar sipas udhëzimeve dhe urdhrave të zyrtarit të lartë të BIA-s serbe, Bojan Dimiç.
Në dosjen e Prokurorisë Speciale që ka siguruar Kalllxo.com, thuhet se Sheholli ka qenë i rekrutuar nga BIA dhe ka ofruar ndihmë të vazhdueshme për këtë shërbim të huaj, duke mbledhur të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me disa prona “kinse të uzurpuara” të komunitetit serb në Kosovë, e po ashtu në lidhje me aktivitete biznesore, si dhe me gjendjen dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.
Detyrat e Shehollit sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, ishin grumbullimi i informacioneve dhe shpërndarja e tyre në mediat online në Kosovë. Po ashtu në dosje thuhet se Sheholli ishte nën hetime nga Prokuroria që nga muaji gusht i vitit 2024 dhe për një kohë ai ishte edhe në përgjim fizik.
Në vëzhgimet direkte sipas dosjes së prokurorisë është zbuluar edhe një skemë ku Sheholli ka pranuar informacione nga BIA të cilat më pas janë publikuar në media në Kosovë. Këto të dhëna pastaj, sipas Prokurorisë Speciale, Sheholli dyshohet se i ka përcjellë zyrtarit të lartë të BIA-s, përmes komunikimeve telefonike.
Më , Kallxo.com publikoi hulumtimin për një dosje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, e cila ishte dorëzuar në Prokurorinë Speciale kah mesi i vitit 2024, teksa përmendej edhe Fatmir Sheholli.
