Ditë feste për Kimi Antonellin

0%

Ditë feste për Kimi Antonellin, i cili sot feston 20-vjetorin. Pavarësisht vendit të dytë në Çmimin e Madh të fundit në Zandvoort, piloti i ri italian ka regjistruar gjatë këtij viti e gjysmë në Formula 1 një seri të gjatë rekordesh dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Antonelli e nis pjesën e dytë të sezonit 2026 në krye të klasifikimit të Botërorit, me 59 pikë avantazh ndaj shokut të skuadrës, George Russell, dhe pilotit të Ferrarit, Lewis Hamilton. Një nga rekordet e shumta të Antonellit është ai i liderit më të ri në historinë e Formulës 1.

Gjatë këtij sezoni, në moshën 19 vjeç, 7 muaj e 4 ditë, ai u bë piloti më i ri që ka kryesuar klasifikimin e Kampionatit Botëror, duke thyer rekordin që i përkiste Lewis Hamiltonit që prej vitit 2007. Antonelli është gjithashtu piloti më i ri që ka udhëhequr një Çmim të Madh dhe që ka realizuar xhiron më të shpejtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai e arriti këtë në Çmimin e Madh të Japonisë në vitin 2025, në moshën 18 vjeç, 7 muaj e 12 ditë, duke ia marrë të dyja rekordet Max Verstappenit me vetëm pak ditë diferencë. Rekordet në pole position dhe Grand Chelem Në vitin 2026, Antonelli nisi të grumbullojë pikë, fitore dhe rekorde.

Në Çmimin e Madh të Kinës, ai u bë piloti më i ri që ka siguruar pole position në historinë e F1, në moshën 19 vjeç, 6 muaj e 18 ditë, duke thyer rekordin e Sebastian Vettelit, i cili qëndronte që prej vitit 2008. Ndërkohë, në Miami në vitin 2025, ai ishte bërë piloti më i ri që siguronte ‘pole position’ në formatin Sprint të Formulës 1.

Në Monako, pas një fitoreje surprizë, Antonelli u bë piloti më i ri që realizon një Grand Chelem, duke marrë ‘pole position’, fitoren, xhiron më të shpejtë dhe duke udhëhequr garën nga fillimi deri në fund. Ai e arriti këtë në moshën 19 vjeç, 9 muaj e 13 ditë, duke përmirësuar me pothuajse katër vite rekordin e mëparshëm të Max Verstappenit.

Antonelli mban gjithashtu rekordin si fituesi më i ri i një gare Sprint, pas suksesit në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, në moshën 19 vjeç, 10 muaj e 9 ditë. Në Silverstone ai u bë edhe piloti më i ri që ka siguruar ‘pole position’, duke thyer rekordin e Sebastian Vettelit të vitit 2009.

Italia rikthehet në majën e podiumit Një nga rekordet më të rëndësishme të Antonellit është rikthimi i Italisë në majën e podiumit të Formulës 1, falë fitores së tij të parë në Çmimin e Madh të Kinës në vitin 2026. Ky sukses erdhi 20 vite pas fitores së fundit të një piloti italian, Giancarlo Fisichella në Çmimin e Madh të Malajzisë në vitin 2006.

Pas triumfit në Kinë, Antonelli fitoi edhe katër gara të tjera radhazi, duke u bërë piloti i parë në historinë e F1 që i ka fituar pesë garat e para të karrierës në mënyrë të njëpasnjëshme. Rekordi u vendos në Çmimin e Madh të Monakos. “Diplomohet” në Spa Në Spa të Belgjikës, Antonelli dha një tjetër provë të pjekurisë së tij.

Ai u bë fituesi më i ri i një gare në Belgjikë, në moshën 19 vjeç, 10 muaj e 24 ditë, duke thyer rekordin e Charles Leclerc të vitit 2019. Në të njëjtin cirkuit, ai u bë edhe piloti më i ri që ka marrë ‘pole position’ në Spa, duke thyer sërish një rekord të Leclerc.

Për ta kompletuar fundjavën perfekte, Antonelli barazoi edhe dy rekorde të Alberto Ascari-t: gjashtë ‘pole position’ në një sezon, një rekord i vendosur nga Ascari në vitin 1953, si dhe gjashtë fitore në një sezon, duke barazuar rekordin italian të Ascari-t nga viti 1952.

Në vetëm 20 vjeç, Kimi Antonelli ka vendosur kështu një seri rekordesh mbresëlënëse, ndërsa sezoni 2026 mund të shënojë vetëm fillimin e një karriere që premton shumë.

Burimi: Bota Sot