Çfarë dihet për tragjedinë në Malishevë? Deklaratat e Policisë dhe

0%

Një rast tragjik ka ndodhur të dielën, e 23 gushtit në orët e vona të mbrëmjes në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një grua shtatzënë është vrarë me armë zjarri. Dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i saj, i cili ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë e kritike për jetën.

Rasti i rëndë tragjik fillimisht është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të dielën, më 23 gusht rreth orës , kur Policia është njoftuar për një plagosje me armë zjarri.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor të plagosur nga arma e zjarrit Të dyshuarve u është ofruar ndihma e parë mjekësore, ndërsa më pas janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Rreth orës , Policia është njoftuar nga QKUK-ja se viktima femër, e moshës madhore ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

Ndërkohë, hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar. Prokuroria: Bashkëshorti dyshohet për vrasjen e gruas në Malishevë Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditura detaje të reja lidhur me rastin e rëndë në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një grua humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Sipas Prokurorisë, bashkëshorti i viktimës është i dyshuari për rastin, ndërsa edhe ai ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë e kritike për jetën. “Një person i gjinisë femërore, bashkëshortja e personit të dyshuar, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Ndërkaq, për të dyshuarin, Prokuroria ka bërë të ditur se ai është duke u trajtuar në QKUK. “Personi i gjinisë mashkullore, po ashtu ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas njoftimit nga QKUK, i njëjti është në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën”, thuhet më tej.

Gruaja ishte shtatzë në në javën e 34-të Viktima ishte shtatzënë në javën e 34-të. Ajo, pavarësisht masave reanimatore të ndërmarra nga ekipi mjekësor, nuk ka mundur t’u përballojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në QKUK. Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Prokuroria, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe sigurimin e provave relevante.

Haxhiu pas vrasjes së 25-vjeçares në Malishevë: Gratë nuk janë të sigurta as në shtëpitë e tyre Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së rëndë të një 25-vjeçareje, e cila ishte në javën e 34-të të shtatzënisë.

Haxhiu ka shprehur tronditjen e saj për rastin, duke theksuar se siguria e grave duhet të jetë përgjegjësi e të gjithë shoqërisë. “Shoqëria jonë nuk mund të jetë e sigurt përderisa gratë nuk janë të sigurta as në shtëpitë e tyre”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se familja dhe martesa nuk duhet të përdoren për të fshehur apo arsyetuar dhunën ndaj grave, ndërsa ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin plotësisht rastin dhe të veprojnë me përgjegjësi. “Kur një gruaje i rrezikohet jeta, kjo nuk është më çështje private.

Është një çështje që na përket të gjithëve dhe përballë së cilës institucionet duhet të veprojnë pa vonesë”, ka shkruar u.d. e Presidentes. Në fund, Haxhiu i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës për humbjen e rëndë.

Burimi: Telegrafi