Artisti kinez dënohet me tre vjet burg për skulpturat e Mao Ce Dunit

0%

Artisti disident kinez Gao Zhen, i njohur për skulpturat e tij satirike të ish-liderit kinez Mao Ce Dun, është dënuar me tre vjet burg për “shpifje ndaj heronjve kombëtarë dhe martirëve”, thanë gruaja e tij dhe një organizatë për të drejtat e njeriut.

Gao, 70 vjeç, i cili jeton në Nju Jork, u arrestua në gusht 2024 gjatë një vizite në Kinë dhe gjyqi u mbajt me dyer të mbyllura në fillim të këtij viti. Gruaja e tij, Zhao Jaliang, i tha Reuters se familja ishte e indinjuar nga vendimi dhe tha se Gao planifikonte të apelonte.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut Kinez” bëri thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm dhe pa kushte, me vlerësimin se artisti u dënua për vepra të kryera vite para se të hynte në fuqi ligji mbi bazën e të cilit u ndoq penalisht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Së bashku me vëllanë e tij Gao Qiang, Gao krijoi skulptura që kritikojnë Revolucionin Kulturor, një periudhë persekutimi politik dhe trazirash sociale në Kinë nga viti 1966 deri në vitin 1976.

Ndër veprat e tyre më të famshme janë “Zonjusha Mao”, një skulpturë e Mao Ce Dunit me tipare të shtrembëruara në mënyrë groteske, dhe “Faji i Maos” , një figurë bronzi e ish-udhëheqësit të gjunjëzuar në një qëndrim pendues.

Burimi: Bota Sot