Alarm në “Bernabeu” pas fitores, përforcimi i ri nuk i bind

0%

Real Madridi fitoi 2-1 ndaj Espanyolit në një ndeshje emocionuese të La Liga-s, por pavarësisht rezultatit pozitiv, paraqitja e një prej përforcimeve të reja në mbrojtje ka ngritur pikëpyetje brenda klubit. Ibrahima Konaté bëri debutimin e tij me fanellën e Real Madridit të shtunën, pasi iu bashkua skuadrës gjatë verës si transferim i lirë pas përfundimit të kontratës me Liverpoolin.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, francezi tregoi potencial dhe disa cilësi të rëndësishme, por paraqitja e tij nuk ishte plotësisht bindëse dhe evidentoi disa aspekte ku ende duhet të përmirësohet. Mourinho i dha besimin para Rüdigerit José Mourinho vendosi ta aktivizojë Konatén titullar përpara Antonio Rüdigerit, edhe pse gjermani kishte zhvilluar më shumë seanca stërvitore me skuadrën.

Mbrojtësi francez e nisi mirë ndeshjen dhe tregoi qetësi në minutat e para, kur Espanyoli krijoi shumë pak rrezik. Megjithatë, sipas “AS”, niveli i tij ra me kalimin e minutave. Në aksionin e golit të Espanyolit, Konaté u kap jashtë pozicionit në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke i dhënë hapësirë Cala-s që të gjendej i lirë dhe të krijonte rrezik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjithashtu, në disa raste ai u tregua tepër i sigurt në ndërtimin e aksioneve nga prapavija, duke humbur topa që mund të kishin sjellë pasoja. Huijsen duket i paprekshëm, beteja mbetet për vendin tjetër Dean Huijsen duket se ka siguruar tashmë një vend në formacionin bazë të Real Madridit. Kjo do të thotë se Konaté dhe Rüdiger pritet të luftojnë për pozitën tjetër në qendër të mbrojtjes.

Mourinho i dha francezit mundësinë të debutonte pas vetëm dy javësh stërvitje, por konkurrenca për të ruajtur vendin në formacion do të jetë e fortë. Sipas gazetës spanjolle, Konaté nuk ofron ende të njëjtën saktësi në pasimet nga prapavija që karakterizon Huijsenin. Megjithatë, dyshja konsiderohet një kombinim me potencial të madh për t’u zhvilluar gjatë sezonit.

Statistikat tregojnë edhe anën tjetër të paraqitjes Pavarësisht kritikave, shifrat individuale të Konatés ndaj Espanyolit ishin shumë të forta. Me gjatësi 1.94 metra, francezi dominoi në duelet fizike dhe fitoi katër duele ajrore, më shumë se çdo lojtar tjetër i Real Madridit. Ai ishte gjithashtu futbollisti me më së shumti prekje të topit në ndeshje, plot 89.

Në shpërndarjen e topit, realizoi me sukses 73 nga 75 pasime, duke regjistruar saktësi prej 97 për qind. Konaté rikuperoi topin pesë herë, duke qenë lojtari i dytë më i mirë i Real Madridit në këtë aspekt, ndërsa regjistroi edhe tri ndërhyrje të suksesshme.

Forcë dhe lidership, por mungesë përqendrimi Performanca e tij tregoi se Real Madridi ka fituar një mbrojtës shumë të fuqishëm fizikisht, të aftë të fitojë duele dhe të marrë përgjegjësi. Megjithatë, “AS” nënvizon se mungesa e përqendrimit në momente të caktuara dhe siguria e tepërt me topin mund të bëhen problem në ndeshje më të vështira.

Kjo është edhe arsyeja pse debutimi i tij, megjithëse pozitiv në shumë elemente, nuk i ka larguar plotësisht dyshimet brenda “Santiago Bernabéu”.

Real Madridi tani përgatitet për ndeshjen e shtyrë të javës së parë të La Liga-s ndaj Real Sociedadit, që do të zhvillohet të mërkurën në “Santiago Bernabéu”, ku Mourinho pritet të marrë një tjetër vendim të rëndësishëm për hierarkinë në qendër të mbrojtjes.

Burimi: Bota Sot